Hakan Çopur
16 Mars 2018•Përditësim: 17 Mars 2018
WASHINGTON (AA) - Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr., dhe bashkëshortja e tij Vanessa Trump njoftuan se kanë vendosur të divorcohen pas 12 vitesh jetë martesore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump Jr. dhe bashkëshortja e tij Vanessa lajmin për ndarje e njoftuan përmes një deklarate të përbashkët me shkrim për opinionin e gjerë.
"Vendosëm t'i ndajmë rrugët pas 12 vitesh martesë. Gjithnjë kemi respektuar njëri-tjetrin dhe familjet tona. Pesë fëmijët tanë do të vazhdojnë të jenë prioriteti ynë më i rëndësishëm", thuhet në deklaratë.
Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me këtë zhvillim.
Çifti ka pesë fëmijë, prej të cilëve dy vajza dhe tre djem.
Vanessa Trump, e cila ka jetuar një jetë duke iu shmangur paraqitjeve publike, javë më parë u përfol pas hospitalizimit si masë mbrojtëse pas hapjes së një zarfi me substancë të dyshimtë në apartamentin e saj në Manhattan.