Amina Zorniç
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) – Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) mbrëmë në qendër të Moskës ka vërejtur borën e parë të sivjeme e cila në kryeqendrën ruse paralajmëron “dimrin rus”.
Fjollat dhe temperaturat e ulëta nuk penguan qytetarët dhe turistët të cilët u fotografuan në Sheshin e Kuq të Moskës, simbolin e qytetit i cili për shkak të arkitekturës së vet konsiderohet si sheshi më i bukur në Evropë.
Dimri posaçërisht vjen në shprehje në mauzoleun e Leninit dhe Tempullin e Shën Vasilit me kullat e tij, të cilat në netët e dimrit janë veçanërisht të ndriçuara dhe të zbukurura.