Cüneyt Karadağ
02 Tetor 2016•Përditësim: 03 Tetor 2016
BERLIN (AA) - Njoftohet se janë djegur 3 automjete policore në qytetin Dresden të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ne deklaratën e publikuar nga policia në Dresden u theksua se 3 automjetet e djegura të policisë janë sjellë në gjendje të papërdorshme, dhe është shkaktuar dëm material në vlerë prej dhjetëra mijë eurosh.
Gjithashtu thuhet se në incident nuk ka asnjë humbje jete ose plagosje dhe se djegia është bërë për “motive politike”.
Në deklaratë u theksua se është arrestuar një person për të cilin dyshohet se në murin i cili gjendej në afërsi të ngjarjes ka shkruar se “ i gjithë Dresdeni e urren policinë.’’
Për shkak se këtë vit në Dresden do të bëhet kremtimi i 26 vjetorit të bashkimit të Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore) dhe Republikës Federative Gjermane (Gjermania Perëndimore) dhe pas sulmit me bombë dore javën e kaluar në Xhaminë Fatih e cila gjendet nën kujdesjen e Unionit Islam të Çështjeve Fetare të Turqisë masat e sigurisë në qytet janë rritur në nivelin më të lartë.