Ayhan Şimşek
24 Mars 2020•Përditësim: 24 Mars 2020
Një gjykatë gjermane ka dënuar tetë neonazistë me dënime me burg me akuzën se kanë krijuar grup terrorist dhe kanë planifikuar sulme për të rrëzuar rendin demokratik kushtetues, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e grupit të ashtuquajtur “Revolution Chemnitz” janë dënuar me dënime me burg në kohëzgjatje nga dy vjet e tre muaj deri në pesë vjet e gjysmë, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur gjashtë muaj në shtetin lindor gjerman Dresden.
Gjykata e Lartë Rajonale e Dresdenit i shpalli të dyshuarit fajtorë për anëtarësim në një organizatë terroriste, komplotimin e sulmeve të armatosura mbi emigrantët dhe figurave politike për të lëkundur themelet e shtetit demokratik.
Tetë neonazistët, të moshës midis 22-32 vjeç, u arrestuan në vitin 2018 në shtetin lindor gjerman Chemnitz, që është një fortesë e partive dhe grupeve ekstremiste djathtiste.
Komunikimet e brendshme të grupit zbuluan se ata kishin planifikuar një sulm terrorist në Berlin më 3 tetor gjatë festimeve të "Ditës së Unitetit Gjerman".