Hakan Çopur
20 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) - Dhëndri dhe kryekëshilltari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, Jared Kushner, këtë javë do të vizitojë Lindjen e Mesme, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Palestinës Mahmud Abas, është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, duke konfirmuar lajmet që u publikuan nëpër mediumet amerikane, tha se Kushner këtë javë do të realizojë një vizitë në Lindjen e Mesme në kuadër të përpjekjeve për arritjen e paqes në këtë rajon.
Megjithëse është shprehur se nuk dëshiron të hyjë në detaje rreth vizitës, Spencer ka njoftuar se Kushner të mërkurën fillimisht do të takohet me kryeministrin izraelit Netanyahu në Jerusalem, kurse më pas me presidentin Palestinës Abbas në Ramallah të Bregut Perëndimor.
Në vizitën në të cilën do të marrë pjesë negociatori i posaçëm i Trumpit, Jason Greenbalt, pritet që administrata amerikane të shpalosë përpjekje të re për avancim në lidhje me paqen në Lindjen e Mesme.
Donald Trump, i cili në fund të muajit të kaluar vizitoi Lindjen e Mesme dhe u takua me liderët palestinezë dhe izraelitë, kishte deklaruar se mund të pranojnë një marrëveshje që mund të arrihet mes dy shteteve për paqen në Lindjen e Mesme.