Bota

Dhjetëra kolonë izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa

Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds tha se 56 kolonë hynë në kompleksin nën mbrojtjen e policisë izraelite

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout  | 21.06.2021 - Përdıtësım : 21.06.2021
Dhjetëra kolonë izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa

Kuds

Dhjetëra kolonë izraelitë sot hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds tha se 56 kolonë hynë në kompleksin nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Më shumë kolonë pritet të hyjnë më vonë gjatë ditës.

Kolonët izraelitë bastisin kompleksin çdo ditë përveç fundjavave; e premtja për muslimanët dhe e shtuna për izraelitët.

Policia izraelite filloi të lejojë inkursionet e kolonëve në vitin 2003, përskaj dënimeve të përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën "Mali i Tempullit", duke pretenduar se është vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një hap që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın