Mahmoud Mohamed Barakat
17 Shtator 2020•Përditësim: 18 Shtator 2020
Dhjetëra kolonë hebrej me forcë hynë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Kudsit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Vakëfit Islam, "124 kolonë vërshuan xhaminë të enjten në mëngjes".
Kolonët hynë përmes portës al-Mugharbah, të mbrojtur nga policia izraelite.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.
Në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytet "të përjetshëm dhe të pandarë" të shtetit hebre.