Bota

"Deklaratat e ministrit Le Drian për Turqinë janë keqkuptuar"

Sipas lajmit të gazetës “Le Monde” Ministria e Jashtme franceze ka pretenduar që është keqkuptuar deklarata që Le Drian bëri dje në lidhje me vrasjen e Khashoggit dhe me Turqinë

Yusuf Özcan  | 13.11.2018 - Përdıtësım : 14.11.2018
"Deklaratat e ministrit Le Drian për Turqinë janë keqkuptuar"

Paris

PARIS (AA) - Ministria e Jashtme e Francës, ka pretenduar se janë keqkuptuar deklaratat që ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, bëri dje në lidhje për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Le Monde” Ministria e Jashtme franceze ka pretenduar që është keqkuptuar deklarata që Le Drian bëri dje në lidhje me vrasjen e Khashoggit dhe me Turqinë.

Në lajm është mbrojtur ideja se Le Drian në të vërtetë ka dashur të shprehë se nuk posedon informacione që të vërtetojnë plotësisht të vërtetën në ngjarjen për vrasjen e Khashoggit dhe se e vërteta në lidhje me vrasjen nuk është e kufizuar me regjistrimet e zërit që Turqia posedon.

- "Akuzat e Le Drian janë të papranueshme"

Shefi i Komunikimit i Presidencës së Turqisë, Prof. Dr. Fahrettin Altun, në një deklaratë me shkrim në lidhje me deklaratat e Le Drian për vrasjen e Khashoggit, ka theksuar se nuk reflektojnë të vërtetën. "Është e papranueshme akuza e tij ndaj presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan për 'luajtje të lojërave politike'. Nuk duhet harruar se po të mos ishin përpjekjet e vendosura të Turqisë, kjo ngjarje do të mbulohej që prej kohësh. Ndarja e provave me shumë vende mike për vrasjen e Khashoggit tregon qartë qëllimin e Turqisë për të zbardhur të vërtetën. Po ashtu edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, në një deklaratë konfirmoi se kanë marrë nga Turqia provat", ka deklaruar Altun.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një deklaratë të bërë dje në lidhje me këtë çështje ishte shprehur se "Ministri i Jashtëm francez, mbi të gjitha ka tejkaluar kufirin. Ai duhet të dijë se si të flasë me një president. Dhe e dyta të mos ngatërrojë presidentin Recep Tayyip Erdoğan me liderët e tij".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.