Ömer Aydın
31 gusht 2016•Përditësim: 31 gusht 2016
PARIS (AA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault, ka theksuar se debatet e fundit në Francë të cilat janë në rendin e ditës për burkinin dëmtojnë imazhin e Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ayrault, duke marrë pjesë në transmetimet e kanalit televiziv France24 gjatë konferencës së ambasadorëve që vazhdon në Paris ka bërë disa vlerësime, ku pas një pyetjeje në lidhje me diskutimet për burkinin Ayrault u shpreh se "Dëmtojmë imazhin tonë kur ne të lejojmë diskutime në këtë drejtim. Ne kemi një shtet ligjorë. Këshilli i shtetit ka dhënë një vendim shumë të qartë. Ky vendim ka qetësuar sadopak debatet."
Duke vënë në dukje se si ministër i jashtë është i shqetësuar, Ayrault tha se Franca njihet me liritë dhe vlerat që mbart dhe se duhet të ketë distancime nga qëndrimet tjetërsuese dhe ndaluese.
Ndër të tjera Ayrault u shpreh se Franca nuk zgjidh asnjë problem nëse ajo i injoron apo kur i refuzon, ku dhe shembulli më i mirë i kësaj është se ka probleme në lidhje me integrimin.
"Është i detyrueshëm vazhdimi i kësaj marrëveshjeje"
Pas një pyetjeje në lidhje me zhvillimet në Siri dhe problemet e refugjatëve Ayrault është përgjigjur se "Duhet shikuar në burimin e çështjes, duhet të ndiqet shkaku i problemit."
Më tej Ayrault u shpreh se Franca do të fillojë iniciativa për rifillimin e bisedimeve të paqes. Sipas tij përsa kohë që DAESH dhe terrorizmi do të jenë të pranishëm do të ketë refugjatë si dhe vendet evropiane duhet të përmbushin përgjegjësitë që kanë mbi këtë çështje.