Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
04 Shkurt 2017•Përditësim: 05 Shkurt 2017
HALEP (AA) - Organizata terroriste DEASH po përdor si tunel për qëllime furnizimi rrjetin e ujësjellësit mes fshatrave që ndodhen në qytetin El-Bab dhe rrethinë në verilindje të Halepit. Përmes këtyre tuneleve, militantët e DEASH-it ndihmojnë njëri-tjetrin, ndërsa si rezultat i presioneve të tyre, qindra njerëz çdo ditë ikin nga duart e organizatës terroriste për t'u drejtuar në rajonet e kontrolluara nga opozitarët, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ushtria e Lirë Siria (ULS) organizon operacione në qytetin El-Bab të Halepit dhe rrethinë me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit". Nga ana tjetër, DEASH, i cili çdo ditë e më shumë tkurret në rajon, përiqet ta vazhdojë praninë e tij duke zbatuar taktika të reja.
DEASH-i, i cili në rajonin El-Bab i ka dhënë hapësirë organizatës terroriste PKK/PYD duke mos hyrë në luftime me ta, në rajon është duke luftuar vetëm me opozitarët. Përreth El-Babit dhe qytezave, vendbanimeve dhe fshatrave në afërsi, organizata ka hapur tunele dhe ka vendosur qindra mina dhe mjete shpërthyese në arat bujqësore, ndërkohë që edhe vendet e përdorura nga civilët janë shndërruar në kurthe me mina.
Organizata ka shndërruar kanalet e ujit në tunele furnizimi
Nga ana tjetër, njësitet e ULS-së që organizojnë operacione në El Bab në afërsi të Halepit dhe rrethinë me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", u ndihmojnë familjeve që ikin nga organizata terroriste DEASH, duke u mundësuar që të arrijën në zona të sigurta.
Haldun es-Samadi, i cili së bashku me familjen e tij ka ikur nga fshati Tadif në verilindje të El-Babit si rezultat i shtypjeve të organizatës terroriste DEASH, për AA tha se DEASH-i ka zgjeruar rrjetin e ujësjellësit që shkon nga El-Bab për në Tadif dhe po e përdor atë si tunel.
"Kohëve të fundit, DEASH po përpiqet të mbrohet nga avionët ushtarakë të koalicionit dhe Turqisë duke përdorur rrjetet e ujësjellësit midis Tadifit dhe El-Bab-it. DEASH përdor për qëllime ushtarake kanalet e rrjetit ujor që shkon në spitalin Vatan në El-Bab, ndërsa me ndihmën e këtyre rrjeteve ajo bën furnizime dhe pamundëson afrimin e opozitarëve në qytet", theksoi Samadi.
Duke vënë në pah se militantët e organizatës ndihmojnë njëri-tjetrin në këtë mënyrë, Samadi tha:
"Organizata terroriste ka zgjeruar dhe i ka shndërruar në tunele rrjetet e ujësjellësit dhe në këtë mënyrë u ndihmon njësiteve të saj në Tadif dhe Kabasin. Në mënyrë që të mund të lëvizin lirshëm në tunel, organizata në disa pika ka bërë edhe sisteme për ventilim".
Ndërkaq, Munzir Shefik, tha se ishin të detyruar të largohen nga El-Babi si rezultat i shtypjeve nga DEASH-i. "Falë Zotit, kemi ardhur në rajone të kontrolluara nga opozitarët. Ndihemi të sigurtë pasi kemi ardhur në rajonin e Ushtrisë së Lirë Siriane. Atje nuk ishim të sigurtë", tha ai.
Duke treguar se në zonat opozitare kanë ardhur me automjetet e tyre, Shefik u shpreh se gjendja e civilëve që kanë ngelur në El-Bab nuk është aspak e mirë dhe se banorët kanë mbetur në kthetrat e organiztës.
Forcat e Armatosura Turke dhe forcat e ULS-së gjatë operacionit "Mburoja e Eufratit" kanë marrë nga DEASH-i kontrollin e 24 vendbanimeve. Ndërkaq, ato po përpiqen ta thyejnë rezistencën në qendrën e qytetit El-Bab.
Ndërkohë, me mbështetje të Forcave të Armatosura Turke të cilat afrohen 35.1 kilometra në Siri nga kufiri i Turqisë, forcat e ULS-së ndodhen deri në një kilometër afër qendrës së El-Babit.