Emre Doğan
04 Shkurt 2017•Përditësim: 05 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) - Ekipi i NBA-së Houston Rockets njoftoi se fanella e ish-lojtarit të klubit, kinezit Yao Ming me numrin 11 merr "statusin e pensionimit", transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky informacion konfirmohet në një deklaratë nga klubi, ku thuhet se fanella e Yao Ming (36), i cili kaloi nëntë sezone në Rockets, ka kaluar në pension.
Ming i dha fund karrierës së tij në basketboll pas lëndimit që pësoi në vitin 2011, kurse fanella e tij është e gjashta me radhë që merr "statusin e pensionimit" në këtë klub.
Para tij, në pension kanë kaluar edhe fanellat e Rudy Tomjanovich (45), Calvin Murphy (23), Moses Malone (24), Clyde Drexler (22) dhe Hakeem Olajuwon (34).
Yao Ming në 486 paraqitje të karrierës së tij në NBA ka një mesatare prej 19 pikë, 9.2 kërcime dhe 1.9 blloqe.