Ali H. M.Abo Rezeg
26 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
NINEVEH (AA) – Të paktën 16 civilë u vranë dhe 43 të tjerë u plagosën në një sulm raketor në Irak të kryer nga terroristët e DEASH-it sot në tregun në pjesën lindore të Mosulit të çliruar më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Terroristët me dy raketa Kaqusha sot goditën tregun e deputetit Junus në lindje të Mosulit", tha për AA brigadieri i ushtrisë irakiane, Younis Ali Najjar.
Në mesin e të plagosurve ka shumë persona në rrezik për jetën ndërsa në sulm tërësisht janë shkatërruar të paktën 11 dyqane të tregut.
Së bashku me përpjekjet e një ekipi të Mbrojtjes Civile në tërheqjen e viktimave, zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të fikur shumë zjarre që shpërthyen pas sulmit.
Terroristët e DEASH-it që nga vera e vitit 2014 kontrollojnë qytetin e dytë irakian për nga madhësia, Mosul.
Pas tre muajve të operacionit, forcat e bashkuara irakiane me mbështetje të koalicionit ndërkombëtar në janar çliruan pjesën lindore të Mosulit ndërsa më 19 shkurt ndërmorrën edhe operacionin për çlirimin e qendrës së qytetit i cili ndodhet në bregun lindor të lumit Tigër.