Danimarka do të rihapë ambasadën e saj në Siri
Ministria daneze tha se ambasada e saj në Siri do të rihapet më vonë në vitin 2026, pasi ka qenë e mbyllur për publikun që nga viti 2012 si pasojë e luftës civile
Stamboll
STAMBOLL (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës ka bërë të ditur se vendi po planifikon të rihapë ambasadën e saj në Siri, transmeton Anadolu.
Ministria daneze tha se ambasada e saj në Siri do të rihapet më vonë në vitin 2026, pasi ka qenë e mbyllur për publikun që nga viti 2012 si pasojë e luftës civile.
Duke folur para Komitetit të Politikës së Jashtme, ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen, gjithashtu njoftoi se do të emërohet një ambasador danez në Siri.
"Me rihapjen e ambasadës sonë në Siri, do të jemi më të aftë të nxisim një zhvillim pozitiv në Siri. Ne gjithashtu dëshirojmë të rrisim bashkëpunimin me qeverinë tranzitore siriane për kthimin dhe ri-atdhesimin. Këtë e diskutova me ministrin e jashtëm sirian kur vizitova Damaskun në muajin nëntor dhe prania e një ambasade daneze në vend do të na japë mundësi më të mira për ta ndjekur këtë çështje", tha Rasmussen.
Po ashtu u theksua se rihapja e ambasadës do të përmirësojë mundësitë për të mbajtur një dialog të ngushtë me OKB-në dhe partnerët e tjerë në Siri lidhur me ndihmën humanitare daneze dhe mbështetjen për rimëkëmbje të hershme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
