Bota, Koronavirusi

COVID-19, foshnja e lindur nga nëna e infektuar rezulton negative

Foshnja dhe nëna do të lejohen të kenë kontakt vetëm pas rezultateve negative të testit të dytë për virusin

Handan Kazancı  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
COVID-19, foshnja e lindur nga nëna e infektuar rezulton negative

Lefkosha

Një nënë e infektuar me kornavirus ka lindur një foshnjë të shëndetshme në Qipron Greke, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Foshnja e gjinisë mashkullore e lindur më 31 mars me peshë 3,5 kilogramë do të qëndrojë në spital për shtatë ditë dhe do t'i nënshtrohet një testi të dytë të koronavirusit.

Foshnja dhe nëna do të lejohen të kenë kontakt vetëm pas rezultateve negative të testit të dytë për virusin e njohur si COVID-19.

Virusi ka infektuar pothuajse 320 njerëz në pjesën greke të ishullit dhe ka shkaktuar nëntë viktima.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.