Bota

"Copa Nadal", tradita mbi njëqindvjeçare e notit në Barcelonë gjatë Krishtlindjes

"Copa Nadal", e njohur edhe në spanjisht si "Copa Navidad", është një garë tradicionale noti që mbahet në Barcelonë çdo 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve, dhe konsiston në notimin e 200 metrave në ujë të hapur në Portin e Vjetër të Barcelonës

Ajdin Aliji  | 25.12.2025 - Përdıtësım : 25.12.2025
"Copa Nadal", tradita mbi njëqindvjeçare e notit në Barcelonë gjatë Krishtlindjes Foto: Lorena Sopena Lopez/AA

Barcelonë

Një grup pjesëmarrësish në Kupën Nadal të Barcelonës u hodhën në ujë të veshur me kostume në portin e Barcelonës në Spanjë, raporton Anadolu.

"Copa Nadal", e njohur edhe në spanjisht si "Copa Navidad", është një garë tradicionale noti që mbahet në Barcelonë çdo 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve, dhe konsiston në notimin e 200 metrave në ujë të hapur në Portin e Vjetër të Barcelonës.

Gara nisi në vitin 1907, çka e bën atë garën e parë të notit të mbajtur në Spanjë dhe një nga ngjarjet më të vjetra sportive në Barcelonë dhe në Evropë.

Veçoria e kësaj gare është se zhvillohet në mes të dimrit, kur temperaturat në Barcelonë janë më të ulëta.

Shpesh gara është mbajtur edhe në kushte shiu apo dëbore.

Është e zakonshme që shumë notarë të marrin pjesë të veshur me kostume festive të Krishtlindjeve.

Gara, e organizuar nga "Club Natació Barcelona", është popullore, me regjistrim falas, dhe e hapur për njerëz të të gjitha moshave, të cilët garojnë në kategori të ndryshme sipas moshës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın