Conte dhe Merkel diskutojnë çështjet e përbashkëta
Të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar çështjet e përbashkëta midis dy vendeve, përfshirë migracionin, punësimin dhe Bashkimin Evropian

Romë
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte të hënën mbajti konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel në të cilën shprehën mbështetje për shqetësimet e sigurisë së Turqisë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar çështjet e përbashkëta midis dy vendeve, përfshirë migracionin, punësimin dhe Bashkimin Evropian.
Gjatë konferencës, Conte theksoi rëndësinë e NATO-s si partner politik.
“Nëse kujtesa ime nuk më mashtron, ne duhet të menaxhojmë në mënyrë efektive këtë aleancë më jetëgjatë ushtarake dhe më të fuqishme në histori. NATO nuk duhet ta humbasë rolin e saj si një platformë politike. Si anëtare e NATO-s dhe me pozicionin e saj në koalicionin kundër DEASH-it, Turqia duhet të luajë një rol për të siguruar stabilitetin e rajonit", tha Conte, duke shtuar se besojnë në një zgjidhje politike në Siri dhe kuptojnë shqetësimet e sigurisë së Turqisë.
Ai theksoi se një konferencë do të mbahet në Berlin mbi Libinë, e cila synon të inkurajojë një armëpushim të shpejtë dhe rifillimin e procesit politik duke thënë se ata kanë punuar për përfundimin e tij të suksesshëm.
Merkel po ashtu preku marrëveshjen e Maltës të nënshkruar më 23 shtator midis Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Maltës për të zhvendosur azilkërkuesit të cilët ishin shpëtuar në det nga Mesdheu qendror.
"Ky është një mesazh pozitiv, por ka ende shumë për të bërë për të arritur një shpërndarje të drejtë të detyrave në Evropë".
Merkel nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me rojen bregdetare të Libisë për të parandaluar migrimin e parregullt dhe shtoi se ata duhet të takohen me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe organizatat joqeveritare për të siguruar se të drejtat e njeriut në Libi janë të garantuara.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.