Ayhan Mehmet
12 Nëntor 2019•Përditësim: 13 Nëntor 2019
Në kuadër të ligjit të ri për migrantët, në Greqi po vazhdon transportimi i migrantëve nga ishujt në territorin kryesor, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ishulli Lesbos, ku ndodh fluks i madh i migrantëve, 367 migrantë të parregullt këtë mëngjes me anë të anijes së pasagjerëve "Diagoras" u dërguan në portin Piraeus.
Shumica e migrantëve të parregullt janë afganë, ndërsa me anë të autobusave ato transportohen në kampe të ndryshme.
Numri i migrantëve që kanë arritur në vend në katër muajt e fundit është mbi 40 mijë. Në disa rajone ku dërgohen, ata ballafaqohen me protesta nga banorët e atyre vendeve.
Pjesëtarët e një grupi të quajtur "Maqedonasit e Bashkuar" ditë më parë në afërsi të kampit Diavata në Selanik konsumuan mish derri dhe alkohol për të protestuar kundër migrantëve.
Organizata monitoruese Rrjeti për Regjistrimin e Dhunës Raciste me qendër në Athinë, duke shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me ksenofobinë në rritje në vend, i bëri thirrje qeverisë që të zbatojë plotësisht ligjin e anti-racizmit.