Bilgin S. Şaşmaz
20 Tetor 2017•Përditësim: 20 Tetor 2017
CHICAGO (AA) - Në trevjetorin e vrasjes së afroamerikanit Laquan McDonald nga ana e policisë, në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është organizuar protestë kundër dhunës policore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e organizuar para Departamentit të Policisë në bulevardin Michigan, krahas familjarëve të McDonald, morën pjesë edhe shumë persona të afërmit e të cilëve janë vrarë nga ana e policisë.
Protestuesit kërkuan inspektime të paanshme lidhur me rastet në të cilat është e përfshirë policia dhe dhënie llogari para drejtësisë.