Aşkın Kıyağan,Mehmet Yılmaz
25 qershor 2021•Përditësim: 28 qershor 2021
Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën ndërsa 150 të tjerë janë lënduar nga tornadoja që goditi Republikën Çeke si dhe dëme të konsiderueshme materiale u shkaktuan në shumë ndërtesa banimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brigada zjarrfikëse në Moravën Jugore përmes një deklarate thekson se dëme materiale janë shkaktuar në të paktën shtatë fshatra. Në terren kanë dalë ekipet e shpëtimit.
Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën ndërsa 150 të tjerë pësuan lëndime nga tornadoja.
Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek tha se do të formohet një shtab krize për zonën e prekur.
Marek Babis, ndihmës kryetari i bashkisë Hrusky, një nga më të goditurat, tha se tornadoja kishte shkatërruar gjysmën e vendbanimit.
Në mesin e të lënduarve është edhe një shofer kamioni me origjinë nga Turqia.