Ekip
07 tetor 2020•Përditësim: 08 tetor 2020
Në Çeki gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19 janë infektuar më shumë se 4.400 persona, që është një numër rekord në nivel ditor që nga fillimi i epidemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë të martën tha se 4.457 persona rezultuan pozitivë, gati 700 më shumë se rekordi i mëparshëm të premten.
Shumica e njerëzve të infektuar ende nuk kanë ose kanë simptoma të lehta. Rritja e shpejtë e numrit të rasteve me COVID-19 nga dita në ditë shoqërohet me një rritje të numrit të të shtruarve në spital dhe atyre që vdesin si rezultat i infeksionit.
Prej gjithsej 90.022 rasteve në Çeki, sipas të dhënave qeveritare të hënën është për 1.387 persona ka qenë i nevojshëm kurim mjekësor ndërsa 326 në gjendje të rëndë.
Kjo është më shumë se 825 të hospitalizuar me fillim të javës së kaluar me 187 në repartin për kujdes intensiv.
Prej 794 persona që kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në vend, 169 kanë vdekur prej 28 shtatorit.
Qeveria e Çekisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe vendosi masa të reja restriktive. Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula parashikoi se numri i të infektuarve mund të jetë më i lartë prej 8.000 më vonë gjatë tetorit.