Mazin Majeed Asaad Baqal
29 Prill 2019•Përditësim: 29 Prill 2019
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me kryeministrin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Neçirvan Barzani, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dje në Bagdad dhe Basra u takua me zyrtarët më të lartë të Irakut, ndërsa sot udhëtoi për vizitë në Erbil, ku bisedoi me shefin e administratës rajonale Barzani.
Takimi Çavuşoğlu dhe Barzani u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ndërsa të dy do të marrin pjesë edhe në drekë pune.
Shefi i diplomacisë turke, Çavuşoğlu, dje në Bagdad deklaroi se Turqia dhe Iraku synojnë në masë të madhe të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral.
Ndërsa deri në fund të vitit për vizitë zyrtarë në Bagdad do të udhëtojë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.