Betül Yürük
23 Shtator 2021•Përditësim: 23 Shtator 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu pati një takim trepalësh me ministrin e Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares dhe Përfaqësuesin e Lartë të OKB-së të Aleancës së Qytetërimeve, Miguel Angel Moratinos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, i cili ndodhet në New York për Takimet e Asamblesë së 76-të të Kombeve të Bashkuara, vazhdon takimet e tij diplomatike.
Lidhur me takimin e tij me ministrin spanjoll Albares dhe Përfaqësuesin e Lartë të OKB -së për Aleancën e Qytetërimeve Moratinos, Çavuşoğlu në llogarinë e tij në Twitter shkroi: "Ne u përqendruam në luftën kundër ksenofobisë dhe diskriminimit".
Çavuşoğlu u takua gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Lidhur me këtë takim, shefi i diplomacisë turke tha: "Ne biseduam për çështjet aktuale globale, përfshirë zhvillimet në Afganistan, Libi, Siri dhe Afrikë".
Ministri Çavuşoğlu tha se gjithashtu diskutuan për çështjet bilaterale dhe rajonale në takimin me homologun e tij iranian, Hussain Emir Abdullahjan.