Ekip
08 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua me homologun grek Nikos Dendias për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dhe Dendias u takuan në Sllovaki, ku po mbahet Forumi Global i Sigurisë Globale (GLOBSEC) i Bratislavës.
Temat që u diskutuan në takim janë mosmarrëveshjet mbi Qipron dhe Mesdheun Lindor.
Më herët, pas përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve në Mesdheun Lindor, u formua një mekanizëm që synon parandalimin e ngjarjeve të padëshirueshme.