Handan Kazancı
17 Shkurt 2021•Përditësim: 17 Shkurt 2021
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu të enjten do të fillojë një vizitë zyrtare dy-ditore në Azerbajxhanin fqinj, thuhet në një njoftim zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu do të takohet me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov dhe më vonë do të pritet nga presidenti i vendit Ilham Aliyev, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Gjatë vizitës, takimi i 9-të trepalësh i ministrave të jashtëm Azerbajxhan-Gjeorgji-Turqi do të mbahet me pjesëmarrjen e zëvendës-kryeministrit të Gjeorgjisë dhe ministrit të Jashtëm, David Zalkaliani, theksohet më tej.
Çavuşoğlu dhe Zalkaliani po ashtu pritet të zhvillojnë një takim dypalësh.
Gjatë takimeve, marrëdhëniet midis 3 vendeve dhe zhvillimet në çështjet rajonale dhe hapat që mund të ndërmerren për të përmirësuar bashkëpunimin në nivelin e partneritetit strategjik do të diskutohen në të dy formatet bilaterale dhe trepalëshe.