Bota

Britania dënon sulmin ndaj ushtarëve turq në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit"

Përfaqësuesi Special i Britanisë për Sirinë, Jonathan Hargreaves, postoi në Twitter se vendi i tij dënon sulmin ndaj ushtrisë turke në veri të Sirisë

Zuhal Demirci  | 26.07.2021 - Përdıtësım : 26.07.2021
Britania dënon sulmin ndaj ushtarëve turq në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit"

Londër

Britania dënoi sulmin e terroristëve kundër ushtrisë turke në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi Special i Britanisë për Sirinë, Jonathan Hargreaves, postoi në Twitter se vendi i tij dënon sulmin ndaj ushtrisë turke në veri të Sirisë.

Duke deklaruar se Turqia është një mik i ngushtë dhe aleat i NATO-s, Hargreaves tha: "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështesin armëpushimin dhe ligjin ndërkombëtar. Përshkallëzimi i fundit i dhunës në Sirinë e veriut duhet të marrë fund. Është e nevojshme urgjentisht një zgjidhje politike".

Si rezultat i sulmit ndaj automjetit të blinduar Kirpi, i cili ishte po shkonte drejt një baze, të shtunën u vranë 2 ushtarë dhe 2 tjerë u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın