Ahmet Gürhan Kartal
02 Dhjetor 2020•Përditësim: 02 Dhjetor 2020
Britania e Madhe është bërë vendi i parë që lejon përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNtech në publik pasi rregullatori i vendit e miratoi atë sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të qeverisë, vaksina e cila siguron mbrojtje 95 për qind kundër COVID-19, do të dalë që në javën e ardhshme.
"Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga Agjencia e pavarur Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19 për përdorim", tha ajo.
"Vaksina do të vihet në dispozicion në të gjithë Britaninë nga java e ardhshme".