Tayfun Salcı
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Në ditën e fundit nuk ka funksionuar faqja qeveritare e internetit për regjistrimin e votuesve për referendumin për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Dje ishte dita e fundit për regjistrimin e votuesve në Britani të Madhe, e cila do të shkojë në referendum më 23 qershor në lidhje me qëndrimin e vendit në BE. Për shkak të kërkesës së lartë, nuk ka funksionuar faqja qeveritare e internetit për regjistrimin e votuesve e cila duhej të mbyllej në mesnatë.
Veçanërisht pas thirrjeve të grupeve që bëjnë fushata për qëndrim në BE, në ditën e fundit u regjistruan mbi 500 mijë votues.
Ndërsa pjesa dërrmuese e votuesve preferojnë të regjistrohet në ditën e fundit, faqja për regjistrim nuk funksionoi në orën 22:15 sipas kohës lokale, pikërisht kur u ballafaqua me 50 mijë kërkesa në të njëjtën kohë. Faqja arriti t’i kthehet normales vetëm pas mbylljes së afatit të paraparë për regjistrim.