Bota

Britani, më 29 janar do të votohet për “Planin B" rreth Brexitit

Zyrtarë të qeverisë britanike kanë bërë të ditur se më 29 janar do të votohet "Plani B Brexit" që do të paraqitet në parlament nga kryeministrja Theresa May

Tayfun Salcı  | 17.01.2019 - Përdıtësım : 18.01.2019
Britani, më 29 janar do të votohet për “Planin B" rreth Brexitit

Londër

LONDËR (AA) - Në Britani më 29 janar do të votohet në Parlament e Britanisë "Plani B" i qeverisë në lidhje me çështjen e Brexitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të qeverisë britanike kanë bërë të ditur se më 29 janar do të votohet "Plani B Brexit" që do të paraqitet në parlament nga kryeministrja Theresa May. 

Në votimin e zhvilluar ditën e martë në Parlamentin e Britanisë marrëveshja Brexit që May arriti me BE-në u refuzua me shumicë votash. 

Sipas vendimit që parlamenti ka marrë më parë, May "Planin B" duhet ta ndajë brenda 3 ditëve me deputetët. 

May, e cila po zhvillon një seri bisedimesh me partitë opozitare, “Planin B” që do të përgatisë pritet të paraqesë gjatë fjalimit që do të mbajë ditën e hënë në parlament. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın