Bota, Koronavirusi

Britani, mbi 36 mijë të vdekur nga COVID-19

Sa i përket numrit të vdekjeve nga COVID-19, Britania radhitet e para në Evropë dhe e dyta në botë pas SHBA-së

Hasan Esen   | 22.05.2020
Britani, mbi 36 mijë të vdekur nga COVID-19

Londër

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Britani të Madhe është rritur në 36.393, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me 351 vdekje të reja në 24 orët e fundit numri i vdekjeve nga COVID-19 u rrit në 36.393 ndërsa me 3.287 raste të reja u rrit në 254.195 numri i rasteve.

Gjithashtu me 140.497 teste të reja, numri i testeve përfshirë edhe testet përsëritëse në Britani ka arritur në 3.231.921.

Sa i përket numrit të vdekjeve nga COVID-19, Britania radhitet e para në Evropë dhe e dyta në botë pas SHBA-së.

Qeveria britanike në fazën e parë ndoqi strategjinë e "përhapjes së kontrolluar të virusit me qëllim për fitimin e imunitetit", por ajo bëri hap prapa pas kritikave dhe raportimeve se numri i vdekjeve mund të arrinte në rreth 300 mijë.

Kufizimet në Britani filluan më 23 mars ndërsa më 13 maj u vendos një lehtësim i pjesshëm ku u hoqën kufizimet e daljeve për stërvitje dhe u lejua puna e personave që e kishin të pamundur të punonin nga shtëpia për puntorë të sektorit të ndërtimit dhe prodhimit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın