Tayfun Salcı
16 Shtator 2017•Përditësim: 16 Shtator 2017
LONDËR (AA) - Kryeministrja britanike Theresa May tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në nivel "kritik", raporton Anadolu Agency (AA).
Ajo vuri në dukje se pas sulmit me bombë që ndodhi të premten në Londër, niveli i kërcënimit terrorist është rritur në nivelin më të lartë, nga "serioz" në "kritik".
Ajo vuri në dukje se një vendim i tillë u bë me rekomandimin e qendrës së përbashkët për analizimin e terrorizmit që vepron në kuadër të shërbimit të inteligjencës MI5.
Më parë të premten, kryeministrja britanike vuri në dukje se qëllimi i sulmit të së premtes në Londër ishte, siç tha ajo, të shkaktojë "dëme të konsiderueshme".
Në shpërthimin e bombës artizanale në një metro në Londër, 22 persona mbetën të plagosur, por fatmirësisht asnjëri nuk është rrezikuar për jetë, thonë burimet zyrtare.
Policia britanike ka njoftuar se shpërthimin e trajton si "incident terrorist".