Ekip
10 Prill 2018•Përditësim: 11 Prill 2018
LONDËR (AA) - Julia Skripal, vajza e ish spiunit rus Sergej Skripal, e cila u shtrua në spital në mars me babain e saj të helmuar me një virus nervor, u lirua nga spitali, njoftojnë mediat britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vajza 33-vjeçare e ish spiunit rus u lirua të hënën nga spitali në Salisbury dhe u dërgua në një vend të sigurt.
Sergei Skripal u mbajt në spital, por gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet me shpejtësi, thonë nga spitali.
Babai dhe vajza u gjetën më 4 mars në qytetin anglez Salisbury, pasi u helmuan me një virus nervor.
Autoritetet britanike pohojnë se Rusia qëndron pas helmimit nervor ushtarak ndërsa Rusia mohon këto pretendime.
Ky rast shkaktoi një krizë diplomatike midis Moskës dhe vendeve perëndimore.