İlker Girit
20 Shtator 2017•Përditësim: 20 Shtator 2017
LONDËR (AA) – Py persona janë arrestuar të mërkurën në Newport të Uellsit të Jugut, në lidhje me sulmin me bombë javën e kaluar në një metro të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Arrestimet e së mërkurës u konfirmuan nga policia britanike e cila thotë se janë arrestuar një 48 vjeçar dhe një 30 vjeçar më çka numri i përgjithshëm i të arestuarve për rastin në fjalë ka shkuar në pesë.
Një ditë më parë policia arrestoi të dyshuarin e tretë, një mashkull 25 vjeçar, arrestimi i të cilit u bë në një adresë tjetër në Newport.
Gjatë fundjavës që shkoi, policia arrestoi dy të dyshuarit e parë, meshkuj të moshës 18 dhe 21 vjeçe.
Një bombë artizanale shpërtheu mëngjesin e së premtes në një tren në stacionin e metrosë Parsons Green në Londër. Si pasojë e shpërthimit u plagosën 29 persona, disa nga vet shpërthimi e disa të tjerë nga turma gjatë ikjes.
Kryeministrja britanike Theresa May tha ditë më parë se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në nivel "kritik.