Ahmet Gürhan Kartal
03 Maj 2018•Përditësim: 03 Maj 2018
LONDËR (AA) – Të paktën 30 persona janë plagosur gjatë një shpërthimi që ndodhi mbrëmë gjatë ceremonisë së shënimit të festës hebreje në veri të kryeqytetit britanik Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deri te shpërthimi erdhi kur një rabin tentoi të ndezë zjarrin simbolik në kremtimin e festës hebreje Lag baOmer në Stamford Hill.
Filmimet amatore të vendosura në rrjetet sociale tregojnë momentin e fatkeqësisë, ndërsa shtëpia mediale “Yeshiva News“ lajmëron se shkaku i shpërthimit me siguri është ndoshta telefoni i vjetër që përfundoi fatkeqësisht në vendin e caktuar për turrën e drunjve.
Së paku dhjetë persona pësuan djegie në trup, njoftoi policia lokale.
Mediat lokale lajmërojnë se edhe të paktën 20 persona janë lënduar në rrëmujën që ndodhi kur të tubuarit në panik tentuan të arratisen nga vendi i fatkeqësisë.
Policia njoftoi se nuk ka shenja për ndonjë akt kriminel dhe se nuk ka të rrezikuar me jetë.