Ömer Yetkin Acar
28 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
SAO PAULO (AA) – Drejtoria për shëndet në shtetin federal Rio de Janeiro të Brazilit, ka njoftuar se në rajonin Sao Fidelis është regjistruar rasti i parë i të prekurit nga Ethet e Verdha, që njëherësh paraqet personin e gjashtë të prekur nga kjo sëmundje fatale në Brazil, në ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetin Casimiro de Abreu në shtetin Rio, në ditët e kaluara Ethet e Verdha janë diagnostifikuar te pesë persona, nga të cilët një 38 vjeçar ndërroi jetë.
Rasti i gjashtë është regjistruar të hënën në qytetin Sao Fidelis i cili ndodhet 104 kilometra në veri nga Casimiroa.
Rasti i fundit ka alarmuar shërbimet kompetente të Brazilit të cilat thonë se kjo është një dëshmi se sëmundja nuk është lokalizuar.