Zehra Ulucak
31 Janar 2019•Përditësim: 31 Janar 2019
BRUMADINHO (AA) – Së paku 99 persona kanë pësuar për vdekje pasi të premten e kaluar u shemb diga e minierave në jugperëndim të Brazilit, raporton Anadolu Agency (AA).
Flavio Godinho, zëdhënësi i Mbrojtjes civile Minas Gerais, konfirmoi se numri i viktimave është rritur në 99, ndërsa 259 janë të zhdukur.
Nga policia u njoftua se është konfirmuar identiteti i 51 personave. Zyrtarët theksojnë se për shkak të erës përkohësisht pezullojnë aksionin e kërkim-shpëtimit.
Pas shembjes së digës janë arrestuar pesë persona, prej tyre tre janë mbajtur në paraburgim. Në qytetin Brumadinho janë evakuar 3.000 persona.
Kompania e minierave “Vale SA” njoftoi se familjeve të të vdekurve do t’u paguajë dëmshpërblim në vlerë prej 26.400 dollarëve.
Në shembjen e digës së minierës në Mariani, që ndodhi në vitin 2015, humbën jetën 19 persona, ndërsa qindra të tjerë doemos duhej të braktisnin shtëpitë.