Emel Öz Gözellik
02 maj 2018•Përditësim: 02 maj 2018
CURITIBA (AA) – Mijëra persona kanë protestuar në qytetin Curitiba për shkak të prangosjes së ish-presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-presidenti i Brazilit, Silva, është dënuar me 12 vite burg për korrupsion.
Për shkak të, siç konsiderojnë prangosjes të padrejtë, në qytetin brazilian u mblodhën së paku 6.000 qytetarë.
Demonstrantët ishin veshur në të kuqe, ngjyrë e Partisë Punëtore dhe brohorisnin slogane për lirimin e ish-presidentit.