Zehra Ulucak
12 maj 2016•Përditësim: 12 maj 2016
BRAZIL (AA) - Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff është pezulluar përkohësisht nga detyra pas votimit në Senatin e Dhomës së lartë të Kongresit, raporton Anadolu Agency (AA).
Për pezullimin e presidentes Rousseff 55 senatorë votuan pro dhe 22 kundër.
Si rezultat i këtij epilogi tashmë Rousseff do të gjykohet për akuzat e shkeljes së rregullave të financave për të fshehur boxhetin publik.
Seanca zgjati afërsisht 20 orë pasi mbi 70 senatorë kërkuan të mbanin fjalim.
Rousseff do të pezullohet nga detyra për 180 ditë, ku gjatë kësaj periudhe detyrën e saj do ta ushtrojë për 6 muaj zëvendësi i saj Michel Temer.
Në rast se Rousseff shpallet fajtore atëherë Temer do të mbajë detyrën e presidencës deri në zgjedhjet presidenciale 2018.
Gjithashtu vihet në dukje se edhe emri i Temer kalon në pretendimet për korrupsion në lidhje me kompaninë Petrobas.
Dje Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Rousseff për të ndaluar procesin e fajësimit.