Ömer Yetkin Acar
20 Janar 2017•Përditësim: 21 Janar 2017
SAO PAOLO (AA) - Presidenti i Brazilit Michel Temer ka shpallur tre ditë zie kombëtare për Teori Zavascki, gjykatësin e Gjykatës së Lartë Federale i cili humbi jetën në një aksident ajror, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmes një mesazhi të publikuar, Temer ka theksuar se Zavascki ishte njeri i mirë dhe krenari për të gjithë brazilianët.
Duke e shprehur dhimbjen për rastin, Temer ka thënë se “Mbaj zi për humbjen e një njeriu publik të cilin rruga e përsosur në anën e ligjit dhe drejtësisë e bëri të veçantë dhe bëj të ditur se jam me të gjithë brazilianët".
Temer ka njoftuar se është shpallur tre ditë zie kombëtare me rastin e humbjes së Zavasckit.