Bota

Blloku i Afrikës Perëndimore riafirmon mbështetjen për Malin

Delegacioni i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore qëndroi në Mali për një vizitë dyditore

Ekip   | 13.01.2021
Blloku i Afrikës Perëndimore riafirmon mbështetjen për Malin

Yaounde

Një delegacion i Afrikës Perëndimore ka rikonfirmuar mbështetjen për qeverinë e tranzicionit të Malit në drejtim të reformave ekonomike dhe të zhvillimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo erdhi gjatë vizitës dyditore të një delegacioni të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) në Mali.

Delegacioni, i udhëhequr nga ish-presidenti nigerian, Goodluck Jonathan, vlerësoi përparimin e bërë drejt normalitetit pas grusht shtetit vitin e kaluar që detyroi Presidentin Ibrahim Boubacar të jepte dorëheqjen.

Presidenti i përkohshëm i Malit, Bah N’daw, priti delegacionin e ECOWAS, me të cilin diskutoi mbi situatën socio-politike në Mali dhe veprimet e filluara që nga emërimi i tij si shef i tranzicionit, thuhet në deklaratën e presidencës.

Ai theksoi se Mali do të respektojë të gjitha angazhimet e bëra me partnerë dypalësh dhe shumëpalësh.

Jonathan u tha gazetarëve se delegacioni i tij dhe kreu i tranzicionit diskutuan zhvillimet e fundit politike në Mali.

"Unë kam ardhur me delegacionin tim për të riafirmuar mbështetjen e ECOWAS për tranzicionin në lidhje me përparësitë që lidhen me reformat politike, ekonomike dhe të zhvillimit dhe sfidat e sigurisë. Jam i kënaqur me vullnetin e shprehur nga presidenti për të vazhduar dialogun me ECOWAS", ai tha.

Pasi u betua në shtator të vitit të kaluar, koloneli në pension N’daw premtoi menaxhim të mirë të burimeve publike dhe luftë kundër terroristëve.

Ish-presidenti Ibrahim Keita u përmbys në një grusht shteti nga junta ushtarake më 18 gusht dhe u arrestua. Ai u la i lirë më 27 gusht. Mali miratoi udhërrëfyesin për qeverisjen dhe një kartë tranzicioni 18-mujore.

Udhërrëfyesi i rënë dakord përfshin rivendosjen dhe forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë në Mali, promovimin e qeverisjes së mirë, një ristrukturim të sistemit arsimor, reformat politike dhe institucionale dhe miratimin e një pakti stabiliteti, sipas mediave lokale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın