Ekip
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
GJENEVË (AA) – Autoritetet zvicerane të cilët kryejnë hetimet për korrupsion për parregullsitë brenda Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) janë duke hetuar edhe për “bonusin” prej 12 milionë dollarëve, aq sa ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter fitoi nga Kampionati Botëror në Futboll 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave botërore, të dhënat më të reja në dokumentet financiare të FIFA-s të publikuara të premten zbuluan parregullsi të reja.