Burç Eruygur
05 Prill 2023•Përditësim: 05 Prill 2023
Bjellorusia ka njoftuar se do të mbajë stërvitje ushtarake nga sot deri më 7 prill, transmeton Anadolu.
"Stërvitja taktike me një nga njësitë e regjimentit raketor kundërajror të Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore do të mbahet në poligonin Brestsky", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Bjellorusisë.
Në njoftim thuhet se në kuadër të stërvitjes, njësia do të duhet të marrë vendim për lëvizje dhe marshim në një pozicion të ri, të dislokojë divizionin në formacione luftarake dhe të shkojë në detyrë luftarake.
“Detyrat do të duhet të kryhen në kushtet e interferencave të vazhdueshme aktive radio-elektronike, ndikimit të grupeve të sabotim-zbulimit dhe përdorimit të mjeteve ajrore pa pilot”, thuhet në njoftim.
Poligoni Brestsky ndodhet afër kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën dhe Poloninë.