Amina Zorniç
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
LONDËR (AA) - Në raportin e fundit të agjencisë londineze të monitorimit Euromonitor International, theksohet se shitja e pijeve alkoolike në botë ka rënë 0.7 përqind në vitin 2015, që paraqet rënien e parë në 15 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjecia thekson se kjo është ulja e parë në nivel global e konsumit të alkoolit nga viti 2001.
Rënia më e madhe në shitjen e alkoolit është regjistruar në Ukrainë, ku gjatë vitit të kaluar është blerë 17 përqind më pak alkool se sa në vitin 2014.
Nga ana tjetër, në Kinë, e cila konsiderohet si tregu më i madh i alkoolit në botë, gjithashtu shitja ka rënë ka me 3.5 përqind.
Konsumi i alkoolit në Brazil ka rënë me 2.5 përqind, ndërsa në Evropa Lindore ka shënuar rënie prej 4.9 përqind.
Rritja e vetme e shitjes së alkooloit është regjistruar në SHBA, ku në vitin 2015 ishin blerë 30.6 miliardë litra alkool në krahasim me një vit më parë ku ishin blerë 29.8 miliardë litra.