Bota

SHBA, vdekjet nga alkooli, droga dhe vetëvrasjet në nivelin më të lartë

Raporti alarmues tërhoqi vëmendjen te ndikimet negative të rritjes së alkoolit, drogës dhe vetëvrasjeve në të gjitha grupmoshat dhe komunitetet, veçanërisht tek të rinjtë në të njëzetat e tyre dhe në fillim të të tredhjetave

Vakkas Doğantekin  | 14.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
SHBA, vdekjet nga alkooli, droga dhe vetëvrasjet në nivelin më të lartë

Ankara

Mbi 152 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga alkooli, droga dhe vetëvrasjet në vitin 2017, shifër më e lartë e regjistruar ndonjëherë dhe më shumë se dyfishi në krahasim me vitin 1999, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të fundit të organizatës së politikës shëndetësore TFAH me bazë në Washington, pothuajse gjysma e këtij numri të vdekjeve ishin rezultat i mbidozave të drogës.

Raporti alarmues “Keqpërdorimi i alkoolit dhe drogës, si dhe vetëvrasjet - një ndikim shkatërrues” tërhoqi vëmendjen te ndikimet negative të rritjes së alkoolit, drogës dhe vetëvrasjeve në të gjitha grupmoshat dhe komunitetet, veçanërisht tek të rinjtë në të njëzetat e tyre dhe në fillim të të tredhjetave.

Raporti thotë se numri i vdekjeve të të rinjve të rritur gjatë dy dekadave të fundit është rritur me 400 për qind, nxitur nga kriza opioide.

Sipas Institutit Kombëtar të Abuzimit të Drogës, çdo ditë më shumë se 130 persona në SHBA vdesin nga mbidoza e opiodeve përfshirë dhimbjet me recetë, heroina dhe opioidet sintetike si fentanil.

Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve vlerësojnë se ngarkesa totale ekonomike e keqpërdorimit opioid me recetë vetëm në SHBA është 78,5 miliardë dollarë në vit, duke përfshirë koston e kujdesit shëndetësor, produktivitetin e humbur, trajtimin e varësisë ndaj drogës dhe përfshirjen e drejtësisë penale.

Hulumtimi i organizatës TFAH sugjeroi që masat urgjente “bazuar në dëshmi” duhet të nisin për të trajtuar “valën kombëtare të baticave të vdekjeve të dëshpërimit” midis personave të lindur mes viteve 1981 dhe 1996.

Raporti po ashtu përmendi disa sfida të personave të lindur në këto vite, të tilla si kriza opioide, kostot e larta të arsimit dhe banimit, si dhe hyrja në tregun konkurrues të punës në një ekonomi të avashtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın