Bota

Bie dëshmor një ushtar turk në veri të Irakut

Ushtari u vra nga terroristët e PKK-së në rajonin Hakurk, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare

Ahmet Gençtürk  | 27.07.2021 - Përdıtësım : 27.07.2021
Bie dëshmor një ushtar turk në veri të Irakut

Ankara

Një ushtar turk ka rënë dëshmorë në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Gjatë një patrulle rrugore në rajonin Hakurk, një ushtar u vra në një sulm nga grupi terrorist PKK", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Turqia nisi operacionet "Pençe Şimşek" dhe "Pençe-Yıldırım" më 23 prill në rajonin e Irakut verior Metina dhe Avasin-Basyan pranë kufijve të saj.

Anëtarët e PKK-së shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın