Bota

Biden zhvilloi bisedë telefonike me kreun e OKB-së, Guterres

Biden dhe Guterres në bisedë kanë diskutuar nevojën për një partneritet të fortë midis SHBA-së dhe OKB-së për problemet urgjente globale

Betül Yürük  | 01.12.2020 - Përdıtësım : 01.12.2020
Biden zhvilloi bisedë telefonike me kreun e OKB-së, Guterres

New York

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i Bidenit njoftoi në një deklaratë se Biden ka falënderuar Guterres-in për urimin ndaj fitores së tij në zgjedhjet presidenciale.

Biden dhe Guterres në bisedë kanë diskutuar nevojën për një partneritet të fortë midis SHBA-së dhe OKB-së për problemet urgjente globale siç janë pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), ndryshimi i klimës, ndihma humanitare, zhvillimi i qëndrueshëm, sigurimi i paqes dhe sigurisë dhe zgjidhja e krizave.

Biden gjithashtu shprehu shqetësimin në lidhje me përshkallëzimin e përleshjeve në Etiopi dhe ndikimit ndaj civilëve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın