Dildar Baykan Atalay
08 Nëntor 2022•Përditësim: 09 Nëntor 2022
Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Benjamin Netanyahu për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre gjatë një konference të rregullt ditore bëri të ditur se Biden dhe Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike.
Ajo njofoti se Biden e telefonoi Netanyahun për ta uruar për fitoren e tij zgjedhore, duke shtuar se lideri amerikan gjithashtu përgëzoi autoritetet izraelite për mbajtjen e "zgjedhjeve të lira dhe të ndershme".
Jean-Pierre vuri në dukje se Biden theksoi veçanërisht partneritetin e fortë midis dy vendeve.
"Biden përsëriti mbështetjen e palëkundur për sigurinë e Izraelit", tha Jean-Pierre.
Ajo theksoi gjithashtu se administrata amerikane po monitoron nga afër procesin e formimit të qeverisë izraelite, duke shtuar se mezi presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re.
Deklarata e Netanyahut
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Netanyahu njoftoi se Biden e ka telefonuar dhe e ka uruar.
"Biden më tha se aleanca izraelito-amerikane është më e fortë se kurrë", deklaroi Netanyahu.
Ai gjithashtu vuri në dukje se falënderoi Biden-in për qëndrimin e tij miqësor ndaj Izraelit.
Blloku i Netanyahut fitoi 64 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh, ndërsa qeveria aktuale e kryeministrit në largim Yair Lapid fitoi 51 vende.