Furkan Naci Top
07 Qershor 2017•Përditësim: 07 Qershor 2017
ATHINË (AA) - Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin po përpiqet që të destabilizojë Evropën, raporton Anadolu Angecy (AA).
Biden, mbajti një fjalim në Samitin Europian Concordia. Ai duke tërhequr vëmendjen se Evropa dhe SHBA-të kanë vështirësi me të cilat duhet të luftojnë së bashku, foli edhe për tensionet politike në Ballkan, krizëm në Ukrainë si dhe luftën kundër DEASH-it.
Biden theksoi se në Ballkan tensionet janë rritur për shkak të administrimit të dobët dhe shtoi se forcat pro ruse kanë vrarë rreth 100 persona në lindje të Ukrainës.
Biden vuri në dukje se jo vetëm ky rajon, por edhe gjithë Evropa është nën kërcënim. "Jemi duke vërejtur se në të gjithë kontinentin Rusia, më tepër Putini, përpiqet që të destabilizojë solidaritetin evropian. Kriza e energjisë në Evropë, varësia nga gazi rus, ia lehtëson punën Rusisë duke shfrytëzuar pikat e dobëta për të minuar unitetin e Evropës".
Ai bëri thirrje për unitet dhe solidaritet dhe se "BE dhe NATO duhet të mbahen gjallë".