Politikë, Bota

Biden në debatin e ashpër kritikon Trumpin si "këlyshi i Putinit"

"Ai është këlyshi i Putinit. Ai ende nuk pranon t'i thotë asgjë Putinit në lidhje me dhuratat për kokat e ushtarëve amerikanë", tha Biden

Michael Gabriel Hernandez  | 30.09.2020 - Përdıtësım : 30.09.2020
Biden në debatin e ashpër kritikon Trumpin si "këlyshi i Putinit"

Washington DC

Kandidati presidencial demokrat në SHBA, Joe Biden u përpoq ta paraqiste presidentin Donald Trump si të nënshtruar ndaj presidentit rus gjatë debatit të martën mbrëma ndërsa ish-zëvendëspresidenti pohoi se ka kundërshtuar Vladimir Putinin gjatë kohës sa ishte në detyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Fakt është që unë kam shkuar kokë më kokë me Putinin dhe ia kam bërë të qartë se ne nuk do të marrim ndonjë nga gjërat e tij", tha Biden. "Ai është këlyshi i Putinit. Ai ende nuk pranon madje t'i thotë asgjë Putinit në lidhje me dhuratat për kokat e ushtarëve amerikanë".

Biden i referohej një raporti të inteligjencës që sugjeron se agjencia kryesore e inteligjencës ruse, GRU, ofroi t'u paguante shpërblime talebanëve për vrasjen e pjesëtarëve të shërbimit amerikan. Vlerësimi u raportua fillimisht nga "The New York Times", por disa, përfshirë presidentin kanë thënë se raporti nuk ishte përfundimtar.

Ish-zv/presidenti bëri akuza gjatë debatit, i cili padyshim ishte kaotik që ndërpritej vazhdimisht ndërsa kandidatët bërtisnin dhe flisnin për njëri-tjetrin.

Përplasjet e shtynë moderatorin, Chris Wallace të ndëshkonte Trumpin, për të cilin tha se e ndërpreu Bidenin shumë më shpesh gjatë debatit të mbrëmjes sesa që e ndërpreu ish-zv/presidenti.

"Z. president, ju lutem ndaloni", tha Wallace gjatë një prej dhjetëra herë që presidenti ndërpreu Bidenin. "Vendi do të shërbehet më mirë nëse i lejonim të dy njerëzit të flisnin me më pak ndërprerje. Po ju bëj thirrje, zotëri, ta bëni këtë".

Trump dhe Biden pritet të përballen përsëri në fazën e radhës të debatit më 15 tetor dhe 22 tetor në dy debatet e fundit presidenciale përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.