Berlin, aktivistët marshojnë në 10-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit
Aktivistët janë mbledhur në kryeqytetin gjerman Berlin për të shënuar 10-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, duke mbajtur një demonstratë për të kërkuar veprime më të forta kundër krizës klimatike
Berlin
Aktivistët janë mbledhur në kryeqytetin gjerman Berlin për të shënuar 10-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, duke mbajtur një demonstratë për të kërkuar veprime më të forta kundër krizës klimatike, raporton Anadolu.
Demonstruesit marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit teksa mbanin banderola të ndryshme, si dhe një arkivol që simbolizonte shkatërrimin e shkëmbinjve koralor.
Grupi i aktivistëve më vonë kaloi para ndërtesës së parlamentit gjerman përpara se të përfundojë marshimin në Portën e Brandenburgut.
Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga 195 vende më 12 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në vitin 2016. Objektivat e saj kryesore ishin të qarta, respektivisht të kufizohet ngrohja globale në shumë nën 2 gradë Celsius, të synohet 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale dhe të arrihen emetime globale neto zero deri në gjysmën e dytë të këtij shekulli.
Para samitit COP29, Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) publikoi raportin për hendekun e emetimeve të vitit 2024, të titulluare “Mjaft me ajër të nxehtë... Ju lutem!”.
Sipas këtij raporti, vendi duhet të angazhohen për uljen e emetimeve të tyre vjetore të gazrave serrë me 42 për qind deri në vitin 2030 dhe me 57 për qind deri në vitin 2035.
Përndryshe, objektivi prej 1.5 gradë Celsius i Marrëveshjes së Parisit do të jetë i paarritshëm brenda pak vitesh.
