Şerife Çetin
11 maj 2020•Përditësim: 11 maj 2020
Bashkimi Evropian tha se çdo lloj iniciative e Izraelit për "aneksim" është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", duke njoftuar se janë të gatshëm të ndërmarrin hapat e nevojshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi Komisionit Evropian, Peter Stano në konferencën për media foli në lidhje me disa lajme se "BE-ja është duke u përgatitur për të zbatuar sanksione në rast se Izraeli anekson tokat në Bregun Perëndimor që i mban nën okupim".
Stano theksoi se BE-ja më parë shumë herë ka bërë deklarata në lidhje me planet për aneksim. "Sipas BE-së, aneksimi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në rast se ndodh, BE-ja është e gatshme të ndërmarrë hapat e duhur", u shpreh ai.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje që ndodhen në tokat e okupuara, pranohen si të paligjshëm.